Carbonara Ricca
Udhëzimet
Përbërësit
4 persona
- 1 l ujë
- 500 g domate
- 15 gjethe borziloku
- 1 qepë shallotë
- Kripë dhe piper për shije
- 15 ml vaj ulliri
- 320 g makarona fusilli
- 1 vezë
- 3 të verdha vezësh
- 5 ml shafran
- 50 g djathë pekorino
- 125 g proshutë me cilësi të mirë
- 125 g djathë scamorza ose mocarella ose provolone
Kohëzgjatja
20 min.Koha e gatimit
31 min.Niveli i Vështirësisë
e lehtëKosto Mesatare
mesatareUdhëzimet
-
Hidhni 1 l ujë në MicroCook Round 2,25L*, mbulojeni dhe futeni në mikrovalë për 7 minuta në 600 vat.
-
Shtoni domatet dhe futini në mikrovalë për 1 minutë në 600 vat. Lërini domatet të ftohen. Pasi të jenë ftohur, qërojini dhe hiqni farat e më pas prijini në copa të mëdha.
-
Duke përdorur SpeedyMando, prisni qepën në feta. Në një tas me madhësi mesatare, shtoni dhe përzieni qepën, domatet, kripën, piperin, vajin e ullirit dhe borzilokun dhe lërini mëpas mënjanë.
-
Vendosni makaronat në enën Pasta Maker Round, mbulojini me ujë deri në vijën e nivelit të ujit në dritaren e 4-t dhe gatuani në mikrovalë të zbuluar për 17-20 minuta në 900 vat (për kohë gatimi të parashikuar në paketim prej 11 min).
-
Në EZ Shaker 350 ml, vendosni vezën dhe të verdhat e vezëve, shafranin, djathin pekorino të grirë, kripën dhe piperin, vini më pas kapakun dhe tundeni që të përzihen plotësisht ingredientët.
-
Pritini pancetën në shirita të hollë dhe vendoseni në MicroCook Round 2.25L, mbulojeni dhe vendoseni në mikrovalë për 3 minuta në 600 vat.
-
Kullonii makaronat duke përdorur Pasta Maker Cover, ndërkohë lini mënjanë pak ujë nga makaronat e ziera. Hidhini menjëherë sipër përmbajtjen e EZ Shaker në makaronat e gatuara dhe përzieni mirë ingredientët duke përdorur spatulën prej silikoni. Nëse nevojitet, shtoni sasi të vogla uji që kishim lënë mënjanë nga makaronat e ziera për një rezultat më kremoz. Shtoni pancetën dhe djathin scamorza, dhe më pas përziejini të gjitha bashkë.
-
Servirini me një mix domatesh dhe qepësh të grira mbi makarona dhe shërbejini ato menjëherë.
*Zëvendësohet me një tas të madh të sigurt për përdorim në mikrovalë.